Një konferencë shtypi e trishtë. Marselino Garsia Toral ka folur pak ditë pas shkarkimit të tij të papritur nga stoli i Valencias: “Nuk e kisha menduar kurrë këtë epilog. Kur më dhanë lajmin, nuk e besova aspak. Më 19 korrik klubi kishte theksuar se kishte besim të plotë në punën tonë. Si mund të më shkarkonin më 10 shtator?”

“Gjithçka nisi nga ecuria në Copa rel Rey. Klubi donte që të përqëndroheshim vetëm në kampionat dhe kur siguruam vendin e katërt, nuk na përgëzuan. E bënë vetëm në Singapor, por për kualifikimin në Champions. Tifozët donin ta fitonin Kupën e Mbretit, sikundër donim edhe ne, por fitorja solli kaosin. Kush do ta kishte menduar? Nuk është normale që stafi të shkarkohet pasi ka arritur të gjithë objektivët. U ndjeva i pafuqishëm. Një rikthim? Do të na pëlqente, ndjejmë se puna jonë është e papërfunduar dhe duam të rritemi edhe më”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb