Konferenca e sotme e Luçano Spaletit pritej me kërshëri të madhe. Ndeshja e nesërme ndaj Rapidit të Vjenës kaloi në plan të dytë, pasi zhvillimet e fundit në shtëpinë zikaltër kanë zgjuar interesin e të gjithë botës sportive.

Spaleti ka sqaruar dënimin e Mauro Ikardit, por siç e thekson trajneri toskan, kjo është bërë për të mirën e Interit

“Vendimi për heqjen e shiritit ishte diçka e vështirë dhe dhimbshme, por për të mirën e Interit. Ai nuk është i grumbulluar pasi nuk donte të vinte me ne dhe qëndroi në shtëpi. Ai u ndje shumë keq për këtë, por dhe për ne ishte shumë e vështirë. Vendimi u mor në kohën e duhur sepse gjerat rreth tij, shqetësonin atë dhe të te tjerët rreth tij. Tashmë duhet ta kemi të gjithë mendjen te Rapidi”.

(j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: