Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në spitalin “Vimercate”, në Monza të Italisë. Mediet raportojnë se 84-vjeçarja Angela Crippa ka ndërruar jetë në spital, pasi i kanë ndërruar qesen e gjakut me një pacient tjetër me të njëjtin mbiemër.

E moshuara mbeti viktimë e transfuzionit të gabuar të gjakut pas operacionit në femur. Pacienti tjetër me të cilin i ngatërruan qesen, u operua për të njëjtën arsye.

Ndërkohë që procedurat për identifikimin e autorit të ngjarjes vazhdojnë, autoritetet gjyqësore kanë urdhëruar një autopsi të trupit të Crippa-s.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb