Një krim i rëndë ka ndodhur në Greqi së fundmi, teksa raportohet se një 39-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Kastriot Cenko, ka vrarë gruan e tij.

Sipas asaj që raportohet nga gazetarja Ira Londo, burri ka thënë para autoriteteve se e ka goditur gruan me çekiç dhe se trupi i saj ndodhet në papafingo të shtëpisë së tyre në Ampelokipi, Athinë.

Telefonata ka ardhur rreth orës 18:00, dhe menjëherë pas njoftimit, forcat e policisë janë nisur drejt vendngjarjes. Sapo ata janë futur në banesë, kanë ndjerë një aromë të rëndë dhe, pasi janë ngjitur në papafingo, kanë gjetur çanta të zeza ku ishte fshehur trupi i gruas.

  • foto galeri
  • foto galeri

39-vjeçari ka thënë se e ka vrarë duke e qëlluar me grushte dhe me çekiç, teksa fëmijët ishin në shkollë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Raportohet se motiv për ngjarjen tronditëse ka qenë xhelozia e bashkëshortit, ndërsa mësohet se gjatë gjithë këtyre ditëve, fëmijët lëviznin nëpër shtëpi pa e ditur se trupi i nënës ndodhej i fshehur aty.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb