Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Thannhausen, në Gjermani, ku një burrë 54-vjeçar dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij 55-vjeçare.

Sipas raportimeve të mediave gjermane, çifti është origjinë nga Rahoveci, por jetonin në Gjermani.

Pas ngjarjes, burri dyshohet se ka kontaktuar djalin e tij dhe i ka thënë: “Ta vrava nënën.”, raporton Albinfo.ch.

Ky mesazh ka shtyrë djalin të njoftojë autoritetet, të cilat kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të hetuar këtë vrasje tragjike. Inicialet e të dyshuarit janë B.N., ndërsa të viktimës janë L.N.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb