Në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24 me autoren Evis Ahmetin është trajtuar historia e një 60-vjeçare e cila ka rrëfyer se është mashtruar dhe gënjyer nga mikesha e saj duke i premtuar ndihmë për problemet e djalit të saj kundrejt një shume parash. Ajo ka dhënë më shumë detaje në studio në lidhje me ngjarjen.
Sipas saj ajo është njohur me të në lokalin ku ajo punonte dhe i kishte treguar edhe për problemet që djali i saj kishte me ekspulsin pasi jetonte prej vitesh jashtë vendit.
Ajo i kishte premtuar se do ta ndihmonte me një një avokat, ku ajo kishte paguar si fillim shumën prej 70 eurosh.
60-vjeçarja vazhdonte të dërgonte lekë për të shuma si 500 dhe 700 euro , pasi ajo i kishte treguar se kishte disa probleme ekonimike dhe ishte e varfër.
“Me zonjën jam njohur në një lokal pasi punoja aty. I kam treguar disa probleme që djali im kishte me ekspulsin pasi jetonte prej vitesh jashtë shtetit. Ajo më ofroi ndihmën e një avokati me anë të një pagese prej 70 euro. Unë herë pas here i jepja lekë borxh 500 euro edhe djalit të saj sepse më thonte se kishte disa probleme familjare. Gjithashtu unë e telefonoja herë pas here por nuk i përgjigjej telefonit. Familja ime nuk ishte në dijeni . Ajo gjithashu më mori edhe lekët e kursimeve që nëntë fëmijët e mi m’i kishin dhënë prej disa kohësh.” tha ajo
Më tej, ajo tregoj se mikesha e saj kishte arritur që të merrte edhe bizhuteritë me vlerë të saj nga çanta. Ajo theksoi gjithashtu se familja e saj ka qënë e kërcënuar me jetë nga mikesha dhe djali i saj.
“Unë e kuptova se isha mashtruar pasi ajo gënjente cdo ditë se do të m’i kthente lekët që i dërgoja. Zonja më ka kërcënuar së bashku me djalin e saj mua dhe familjen time. Ajo gjithmonë më tregonte se kishte probleme ekonomike. Unë i kam dhuruar edhe një telefon . Ditën që unë shkova tek shtëpia e saj kisha disa bizhuteri tek canta, por i kisha harruar.Kur jam kthyer vure re se bizhuteritë ishin vjedhur.” përfundoi 60-vjeçarja
Në një lidhje telefonika ka reaguar edhe vajza e 60-vjeçares e cila ka theksuar nëna e saj e ka përjetur shumë keq ngjarjen dhe ka konfirmuar se ajo dhe familja janë kërcënuar nga mikesha dhe djali i saj. Ajo më tej shtoi se kanë vendosur që të drejtohen drejt rrugës ligjore duke denoncuar mikeshën.
“Nëna ime e ka përjetur shumë keq ngjarjen, dhe ka qënë e rënduar psikologjikisht. Jam në dijeni që unë dhe familja ime jemi kërcënuar nga ajo dhe djali i saj por kemi vendosur që të shkojmë drejt rrugës ligjore duke e denoncuar” tha ajo
(BalkanWeb)