Deri më tani është vetëm një hipotezë, por edhe në rrugë zyrtare ky fakt nuk është mohuar tërësisht. Diego Armando Maradona dyshohet se vuan nga sëmundja e Alzheimerit, një sëmundje neurodegjenerative, e cila i shkakton personit të prekur humbjen e kujtesës dhe dementian duke e çuar drejt vdekjes.

Lajmin e ka publikuar radio argjentinase, “Radio La Red”, ndërsa përfaqësuesi i tij, Morla, ka folur rreth çëshjtes duke e përgënjeshtruar atë, por duke lënë gjithsesi dyshime të ndryshme. “Dua të sqaroj se çdo test i kryer nuk ka nxjerrë asnjë të dhënë,” thotë ai, por njëkohësisht as nuk e mohon kategorikisht këtë dyshim.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: