ANGLI

Arsenal duhet të frikësohet pasi ylli i skuadrës Henrikh Mkhitaryan është lënduar rëndë në Kupën e Ligës kundër Tottenhamit, sfidë kjo e luajtur në javën e shkuar.

Sipas mediave angleze, ai nuk do të zbresë në fushë gjashtë javë si pasojë e thyerjes së këmbës në takimin ku “Topçinjtë” e humbën 1-3.

Lojtari i Kombëtares së Armenisë është lënduar pas një ndërhyrjeje të Lucas Moura, por pas kontrolleve të stafi mjekësor është konfirmuar se ai nuk do luajë me londinezët  për më shumë se një muaj.

Kjo situatë ka shtuar problemet tek Arsenal pasi në garën e kampionatit i duhet të përballët pa Mkhitaryan me skuadrat si  Liverpool apo Chelsea.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb