Rikthimi në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës ndezi shpresat e tifozëve të Barcelonës për të parë Lionel Messi në fushë për herë të parë në sezonin e ri në La Liga. Por parashikimet u rrëzuan kur “Pleshti” u pa vetëm në tribunën e “Camp Nou” gjatë ndeshjes kundër Betis. Një pamje që sipas mediave spanjolle mund të përsëritet shpejt gjatë muajit të ardhshëm, pasi sulmuesi argjentinas është dëmtuar sërish në stërvitje.

Messi Lesion Baja
Messi Lesion Baja

Jashtë fushës së lojës që pas rikthimit nga pushimet për shkak të një problem fizik të trashëguar nga sezoni i shkuar, Barcelona duhet të presë ende gjatë për të patur shërbimet e kapitenit të saj. Duke qëndruar në atë që raportojnë mediat iberike, Messi vazhdon të ndjejë sërish dhimbje në këmbën e djathtë, ndërsa rikuperimi pritet të shtyhet në kohë, duke e detyruar atë të qëndrojë në tribunë edhe për një muaj tjetër. Kjo do të thotë, se Barcelona duhet të bëjë pa “Pleshtin” në sfidat e ardhshme të kampionatit spanjoll kundër Osasuna, Valencia, Granada dhe Villarreal.

Messi Lesion Un Mes
Messi Lesion Un Mes

Po ashtu, Messi do të humbasë edhe debutimin e skuadrës katalunjase në Ligën e Kampioneve, në program më 17 ose 18 shtator. Një lajm shumë I keq për Barcelonën, që ende në pritje për rikthimin e Neymar, duhet t’i bjë llogaritë edhe me mungesa të tjera të rëndësishme në sulm si Ousmane Dembele dhe Luis Suarez.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb