“Marca” ka tronditur të gjithë Spanjën ditën e sotme, teksa ka publikuar një dokument të shkëputur nga raporti prej më shumë se 1000 faqesh i operacionit “Oikos”, në atë që pritet të shndërrohet në një process gjyqësor shumë të komplikua.

Marca 2
Marca 2

Mes mjaft krimeve të shënjuara në raportin e policisë, janë përfshirë dhe subvencionet e paligjshme që Federata Spanjolle e Futbollit nën drejtimin e presidentit Luis Rubiales, ka bërë ndaj skuadrave dhe konkretisht ndaj Hueskës, që nuk garantonte dot buxhetin minimal prej 800 mijë eurosh dhe Rubiales ka mbyllur një sy duke licensuar klubin.

Marca
Marca

E gjithë kjo vjen menjëherë pas skandalit të trukimeve në Spanjë, ku nën hetim kanë përfunduar ndeshjet Hueska-Natiç dhe Vajadolid-Valencia, çka kompromentojnë edhe më shumë pozicionin e presidentit të federatës spanjolle.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb