ZVICER- Policia e Zvicrës ka arrestuar disa zyrtarë të Shtëpisë së Futbollit Botëror (FIFA), të cilët akuzohen se kanë qenë të përfshirë në korrupsion. Shtëpia e Futbollit Botëror (FIFA) është përfshirë nga një ‘termet’ para Kongresit të saj të 65­të.

Sipas New York Times arrestimet janë bërë nga autoritetet zvicerane, me kërkesë të Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Zyrtarët e arrestuar do të ekstradohen në Amerikë, ndersa konfirmohet se Presidenti i FIFA­-s, Sepp Blatter nuk ishte në mesin e të arrestuarve.

Zyrtarët e arrestuar, numri i të cilëve shkon mbi 10 persona, akuzohen se kanë mashtruar dhe kanë bërë pastrimin e parave. Thuhet se këto arrestime janë kryer pas një hetimi trevjeçar që ka bërë FBI.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: