Një ngjarje shumë e rëndë ka tronditur sot klubin e Fiorentinës dhe jo vetëm. Mbrojtësi Davide Astori dhe njëkohësisht edhe kapiteni i skuadrës ka ndërruar jetë në hotelin ku po qëndronte në Udine për sfidën e sotme.

Në shenjë respekti ndaj lojtarit ndeshja e programuar për në orën 3 është shtyrë. Mendohet se shkak është një atak kardiak, por klubi i Fiorentinës ende nuk eka konfirmuar.

Njoftimi i Fiorentinës

“Fiorentina, thellësisht e tronditur, është e detyruar të njoftojë se Davide Astori ka vdekur. Për situatën e tmerrshme dhe delikate, dhe mbi të gjitha për respektimin e familjes së tij, i urojmë ngushëllimet tona.”

Davide Astori ka qenë pjesë e një sërë skuadrash në Itali, duke filluar me Milan, Roma, Cagliari e së fundmi Fiorentina ku ishte transferuar prej 3 vitesh. 31-vjeçari ka luajtur edhe 14 ndeshje me kombëtaren italiane.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb