FUSHE-KRUJE

Një shpërthim tritoli ka tronditur Fushë-Krujën në orët e para të mëngjesit. Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se shpërthimi i eksplozivit ka ndodhur në një ofiçinë në Kamberas, rreth orës 03:45 mëngjesin e sotëm. Ofiçina ku u vendos eksplozivi mësohet të jetë në pronësi të  shtetasit B.D. 36 vjeç.

Si pasojë e shpërthimit raportohet të ketë vetëm dëme materiale.

“Më datë 19.04.2019, rreth orës 03:45, në Fushë Krujë , në ofiçinën e shtetasit B.D., ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, për pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi Hetimor vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.”-njofton policia.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb