FUSHË KRUJË
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Fushë-Krujës mbrëmjen e kësaj të enjte. Një shpërthim i fuqishëm me tritol ka ndodhur pak momente më parë në një lokali të qytetit, ndërkohë që fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

Shpërthimi ka ndodhur në një lokal që gjendet poshtë një pallati i cili është nën pronësinë e Ibrahim Lamit.  Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(n.b/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb