Tronditet futbolli botëror nga vrasja e radhës. Pas meksikanit 20-vjeçar Mirsha Herrera, që u gjet i vdekur në Kuliakan, krimi ka goditur sërish në Venezuelë! Bëhët fjalë për Gerado Mendozën, ish-lojtarin e Portugesa de Araures dhe Truhijanosit, që është ekzekutuar në mënyrë makabre dhe është gjetur i pajetë në automjetin e tij.


Sipas raportimeve bëhet fjapë për dy pista. Në variantin e parë, “El Gato” (siç e kishte nofkën), ka refuzuar të dorëzojë makinën e tij te hajdutët, të cilët e kanë ekzekutuar, ndërsa në variantin e dytë, 30-vjeçari ka mbetur viktimë e një krimi pasioni. Gjithsesi, rrethanat mbeten ende për t’u qartësuar.



Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb