Në sfidat e orës 21:00 padyshim që rezultati më befasues vjen nga “San Siro” me Interin që është mposhtur nga gjermanët e Ajhtrahkt Frankfurtit, të cilët kanë mposhtur zikaltërit me një gol të minutës së 6-të të Joviç, gol që qëndroi në fuqi deri në fund të sfidës. Të shtyrë nga mbi 15 mijë tifozët e ardhur nga Frankfurti, lojtarët e Ajtrahktit kanë arritur një rezultat historik duke eliminuar një nga favoritët e mëdhenj për trofeun final.

Arsenali ka përmbysur humbjen 3-1 të pësuar në Ren, teksa në “Emirates” të Londrës, ka trimfuar 3-0 me dygolëshin e Pierr Emerik Obamejang dhe golin e Najls. Skuadra e radhës që u kualifikua ishte Vijareali, që triumfoi edhe në Spanjë përballë Zenitit të Shën Pjetërburgut, kësaj radhe me rezultatin 2-1.

Çelsi ka shkatërruar Dinamon e Kievit në Ukrainë, me një rezultat imponues 5-0, ku heroi i bluve londinezë ishte Olivie Zhiru me një tregolësh. Markos Alonso dhe Odoi autorët e golave të tjerë për Çelsin.

Napoli i Elseid Hysajt është mposhtur me shifrat 2-1 në Salcburg nga Red Bulli vendës, por kjo humbje ishte e padëmshme për skuadrën e Ançelotit, që kishte fituar sfidën e parë 3-0 dhe kaloi pa shumë dëme më tej.

Valencia vuan dhe arrin një kualifikim last minute në Krasnodar, me vendësit që arritën të shënonin në minutën e 85-të dhe duke qenë ata në çerekfinale, përpara se në kohën shtesë, spanjollët të barazonin me Guedes dhe të siguronin kualifikimin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb