Vrasje e dyfishtë në Fano, ku një çift i moshuar u gjet i vdekur në shtëpinë e tyre. Mediat italiane raportojnë se burri, 75-vjeçari ishte goditur në kokë, ndërsa gruaja e tij, 70 vjeçe, është mbytur. Alarmi u ngrit nga djali rreth të 40-tave, i cili jeton në katin e sipërm të shtëpisë.

Djali mohoi kategorikisht që të jetë përfshirë në vrasjen e babait dhe nënës së tij, ndërkohë që po merret në pyetje. Në shtëpi ka pasur një sherr, i moshuari ka tentuar të mbrohet por nuk ka arritur.

Policia mjekoligjore po kryen hetimet për zbardhjen e ngjarjes si dhe identifikimin e autorit/ve të krimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: