LUSHNJE- Lushnja është tronditur nga një shpërthim me tritol gjatë natës. Ngjarja në fjalë ndodhi rreth orës 03:10 në lagjen ‘18 tetori’. ‘BalkanWeb’ mëson se lënda plasëse ishte vendosur në mjetin tip ‘Fiat’ me targa AA411 GP, në pronësi të shtetasit Altin Ahmetaj, 44 vjeç.

Gazetari i ‘News24’ Juljan Kasapi raporton se nga shpërthimi përveç ‘Fiat’-it, që ishte objektivi, është dëmtuar edhe një tjetër mjet që ndodhej i parkuar aty pranë, një ‘BMW’ me targa AA823TC. Po ashtu bëhet e ditur se shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Ky është rasti i dytë i vendosjes së lëndëve plasëse në Lushnjë, pasi një muaj më parë iu vendos tritol një mjeti tjetër dhe asokohe pati vetëm dëme materiale. Policia e Lushnjës ka ngritur grupin e punës dhe po punon për të zbardhur ngjarjen dhe po pyetet pronari i mjetit si dhe te tjerë persona të lagjes për zbardhjen e rastit në fjalë.

shperthim
NJOFTIMI I POLICISE
Në datën 06.05.2018, rreth orës 03:10, në lagjen “18 Tetori”, Lushnje është djegur pjesërisht në pjesën e përparme mjeti tip “Fiat” në pronësi të shtetasit A.A, 44 vjeç, të cilin e kishte parkuar tek rrugica në afërsi të banesës.
Paraprakisht dyshohet se djegia e mjeti ka ardhur si pasojë e vendosjes së një lënde plasëse eksploziv.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e kësaj ngjarje.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb