Rrufe në qiell të hapur për mijërat e tifozëve të kuq! Skënder Gega nuk do të jetë më trajner i Partizanit. Lajmin e ka bërë zyrtar vetë klubi i kuq nëpërmjet një njoftimi për shtyp pak çaste më parë.

Skënder Gega e mori drejtimin e skuadrës në qershor të vitit 2018 dhe e udhëhoqi atë drejt fitimit të titullit kampion, një titull që i mungonte Partizanit prej 26 vitesh! Ish-kapiteni i kuq ngriti në këmbë një skuadër pa emra të bujshëm, por me shpirt sakrifice dhe ky ishte çelësi i suksesit të tij.

NJOFTIM PËR MEDIAT

Klubi i Futbollit Partizani, 16 herë kampion i Shqipërisë, falenderon trajnerin Skënder Gega për punën e kryer gjatë sezonit të tij të parë në krye ekipit. Trajneri Gega, falë kontributit, punës, përkushtimit dhe disiplinës arriti të krijonte një grup triumfues duke fituar respektin e lojtarëve, stafit, drejtuesve dhe tifozëve të shumtë të Partizanit. Klubi saktëson, se Gega ishte nën kontratë dhe për sezonin e ardhshëm, por për arsyet e tij personale ka vendosur të ndërpresë me mirkuptim kontratën me klubin për të mos e vijuar punën e tij në drejtimin e ekipit. Presidenti Gazment Demi, Drejtori Olsi Rama, si dhe stafi e lojtarët dëshirojnë të falënderojnë Skënder Gegën, i cili pas suksesit si lojtar, dha kontributin e tij që trofeu më prestigjioz futbollistik në Shqipëri të kthehej në shtëpi pas 26 vitesh. Klubi duke falënderuar dhe një herë trajnerin Gega për emocionet dhe performancën e shkëlqyer që ekipi rregjistroi në drejtim e tij, i uron njëkohësisht dhe suksese të mëtejshme në jetë dhe karrierë.

Gega Njoftim
Gega Njoftim

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: