Një deputet laburist, 65-vjeçari Dan Norris, u arrestua me dyshimin për përdhunim, abuzim seksual të fëmijëve, rrëmbim të fëmijëve dhe sjellje të çrregullt.

65-vjeçari Norris u zgjodh deputet në vitin 2024, pasi kishte shërbyer më parë si deputet nga 1997-2010.

Partia Laburiste nxitoi ta përjashtonte kur u informua për arrestimin e tij.

Sipas asaj që është bërë e ditur nga Policia, “shumica e veprave dyshohet se kanë ndodhur në vitet 2000”, por ka edhe një denoncim të viteve të fundit.

Politikani 65-vjeçar është lënë i lirë me kusht, ndërsa hetimet ndaj tij vijojnë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb