Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kosovën këtë mesditë. Mediet kosovare raportojnë se një persona ka qëlluar me breshëri kallashnikovi ndaj një grupi njerëzish, në një nga lagjet e Prishtinës.

Sipas fqinjëve, raportohet se nga breshëria e kallashnikovit janë plagosur katër persona, njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë në spital. Fillimisht, mediet kosovare raportuan për katër viktima, por në një reagim policia sqaron se bëhet fjalë për plagosje.

“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilat kanë hasë në katër persona të plagosur, te njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Për çdo detaj rreth rastit do te njoftoheni me kohe”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: