Lajmi që publikon “Marca” është një rrufe në qiell të hapur për të ardhmen e Paris Sën Zhërmenit. Kilian Mbape, kontrata e të cilit skadon në verën e vitit 2022, ka vendosr të mos e rinovojë marrëveshjen e tij me parizienët.

Një prej lojtarëve më të mirë në botë ka vendosur që të braktisë kryeqytetin francez. 20-vjeçari është një çështje te PSG, Tomas Tuhel ka folur për këtë dje dhe në ndeshjet kundër Nantës dhe Monpelies, teksa e ka zëvendësuar për një rendiment jo të mirë.

Leonardo i ka propozuar Mbapesë një kontratë prej 25 milionë eurosh deri në vitin 2025, por djaloshi ka vendosur që të mos rinovojë më.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: