Në Spanjë qarkullon lajmi me Sergio Ramos që është gati të lërë Realin e Madridit këtë verë. Mbrojtësi qëndror gjatë këtyre ditëve po reflketon për të ardhmen e tij, në do ta vijojë karrierën me “Los Blancos”, apo të kalojë në një tjetër top-klub europian. Ramos gjithnjë ka refuzuar të gjitha ofertat, por tani po vlerëson një eksperiencë që mund t’i sjellë të tjera gjëra në karrierë.

Kapiteni i Realit ka vendosur të ndryshojë klimë pas debatit me presidentin Perez, zënkë e ndodhur menjëherë pas eliminimit nga Ajaksi. Për të janë interesuar menjëherë Mançester Junajtid dhe Paris Sën Zhërmen, por në skenë ka dalë edhe emri i Juventusit dhe i Liverpulit. Sipas “AS”, janë bardhezinjtë ata që kanë lëvizur më shpejt drejt kapitenit të Realit dhe Spanjës pasi në mes është futur dhe Kristiano Ronaldo, që e do Ramosin në Torino. Vështirësi? Klauzola e përbindshme prej 800 milionë euro në kontratë…

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb