Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin e Italisë, Romën. Është ekzekutuar me plumb në kokë kapo-ultrasi i Lacios, Fabricio Pishiteli.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në lagjen Usholana, në “Parco degli Acquedotti”, teksa kreu i ultrasve lacialë është vrarë në një pritë. Ai shpeshherë ishte cilësuar si kapo i drogës.

Mediet italiane raportojnë se Pishteli është ekzekutuar nga një person, teksa ka qenë duke ecur në park. Ai është qëlluar me plumb në kokë, duke ndërruar jetë në vend.

Nga hetimet e deritanishme, thuhet se vrasja mund të jetë për hakmarrje për një trafik ndërkombëtar droge të përfunduar keq me mafien shqiptare.

Sipas fqinjëve, atij i janë konfiskuar 2 milionë euro nga Guardia di Finanza në vitin 2016, ndërsa më 2013 ishte arrestuar po për trafik droge.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb