Ministria e Brendshme e Serbisë raporton se një vrasje e trefishtë ka tronditur qytetin e Novi Sadit. Dhëndri dyshohet se ka vrarë gruan, babanë dhe nënën e saj.

I dyshuar kryesor i masakrës është bashkëshorti i gruas së vrarë, e cila kishte edhe urdhër-mbrojtje. Vrasësi i dyshuar madje ishte dënuar edhe për armëmbajtje pa leje, raporton media serbe B92.

  • foto galeri
  • foto galeri

MPU-i serb informoi se vrasjet kanë ndodhur në një banesë familjare në Novi Sad, ku trupat e B.P. (1962), N.P. (1962) dhe M.J. (1987) janë gjetur me plagë të shumta në kokë dhe të shtrirë përdhe. Jozyrtarisht, siç kanë raportuar shumë media, i dyshuari kryesor është G.J., burri i M.J., me të cilin ka dy fëmijë të vegjël.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb