Cassandra Tan ishte duke udhëtuar nëpër Queenstoën të Singaporit, kur përpara xhamit të përparmë të makinës doli një gjarpër. Fillimisht ajo mendoi se ishte tub gome, ndërsa kur e pa gjallesën, u habit jashtë mase.

“Fillimisht nuk e dallova se ishte gjarpër. Po e shihja me shumë kujdes. Kur u binda se vërtetë ishte gjarpër, atëherë telefonova burrin. Ai shpesh nuk më beson dhe thotë se kam halucinacione. Por këtë herë e kisha vërtetë”, tha Tan. Shoferja nënvizoi se gjarpëri ishte tepër i madh dhe lëvizte, edhe pse në një pozicion aspak të favorshëm.

Ata kërkuan ndihmën e një organizate që merret me mirëqenien e kafshëve, që e morën për të mos e lënë në një zonë urbane.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb