Shuhen përfundimisht shpresat e Skënderbeut për të luajtur në Europë. Pritja e gjatë e klubit korçar, futbollistëve dhe tifozëve të tij është mbyllur me një goditje të rëndë që trondit nga themelet të tashmen dhe rrezikon seriozisht të ardhmen. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë ka dhënë vendimin përfundimtar, duke refuzuar apelimin e klubit korçar. Kjo do të thotë se KAS le në fuqi dënimin e dhënë nga UEFA më 29 mars të vitit 2018, që dënon Skënderbeun.

Untitled
Untitled

“Gjykata Arbitrazhit Sportit refuzon apelimin nga klubi futbollit shqiptar Skënderbeu kundër vendimit të dhënë nga Komisioni i Apelit të UEFA-s më 26 prill 2018, i cili konfirmoi vendimin e dhënë më 29 mars nga komisioni i UEFA-s për Etikën dhe Disiplinën, i cili e shpalli Skënderbeun përgjegjës për aktivitete të ndryshme manipulimi ndeshjesh, dhe e përjashtoi klubin nga kompeticionet e UEFA-s për të cilat do të kualifikohej në 10 vitet e ardhshme dhe urdhëroi klubin të paguante një gjobë prej 1 milionë euro”, lexohet në vendimin e zbardhur të CAS.

Cunat 1
Cunat 1

Shkalla më e lartë e drejtësisëë sportive bën edhe një historik të betejës së gjatë gjyqësore mes klubit shqiptar dhe qeverisë europiane të futbollit, ku sipas saj konfirmohen dyshimet për trukimin e rezultateve. “Në maj 2018 Skënderbeu apeloi në CAS duke kërkuar që vendimi dhe sanksioni disiplinor të anulohej. Arbitrazhi i CAS u zhvillua nga një panel juristë të KAS të cilët zhvilluan një mbledhje me palët në zyrat e CAS në 16 prill 2019. Në bazë të evidencave, paneli i KAS arriti në përfundimin e kënaqshëm se Skënderbeu ishte përgjegjës për aktivitetet: manipulime ndeshjesh dhe arriti në konkluzionin se sanksionet disiplinore të dhëna nga komisioni disiplinor i UEFA-s ishin në përmasë të drejtë dhe të justifikuara. Në përputhje me këtë, ai hodhi poshtë apelimin dhe konfirmoi vendimin”, vijon më tej vendimi i Gjykatës së Lozanës.

Takaj 247c75b91f82dfd4f88bfb952c5a28bf415fdd489ee49d04f727 1920x1080
Takaj 247c75b91f82dfd4f88bfb952c5a28bf415fdd489ee49d04f727 1920×1080

Ky është dënimi më i rëndë i dhënë nga UEFA për paracaktim të rezultateve, teksa rrezikon seriozisht të shuajë një skuadër që bëri historinë në dekadën e fundit të futbollit shqiptar. Kjo, pasi pa pjesmarrjen në Europë vështirë se pronarët e klubit do të përballojnë një kosto të madhe financiare në rastin më të mirë për dhjetë vitet e ardhshme. Një zgjidhje dhe opsioni më i mundshëm, që duket se është paraprirë nga Ardian Takaj dhe bashkëpunëtorët e tij është ndryshimi i emrit dhe nisja me një skuadër të re nga Kategoria e Dytë. Sikur kjo të ndodhë dhe gjërat të shkojnë sipas parashikimeve, duhet të paktën dy vjet të kthehet në Superligë dhe tre vjet në Kupat e Europës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb