Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka tronditur sërish botën, teksa është shfaqur duke u dridhur në publik, e treta herë brenda muajit. Por, menjëherë ka ardhur dhe reagimi i gruas së hekurt të Gjermanisë, e cila ka qetësuar njerëzit, duke thënë se gjendja e saj shëndetësore nuk është për t’u shqetësuar.


“Nuk ka nevojë për t’u shqetësuar”, ka deklaruar Merkel në një konferencë shtypi me kryeministrin finlandez, Antti Rinne në Berlin. Merkel ka siguruar se ishte në procesin e trajtimit të sëmundjes.


“Qartësisht që asgjë nuk ka përfunduar, por ka përparime”, është shprehur ajo. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, përsëri pësoi një dridhje trupi, këtë herë gjatë pritjes me nderime ushtarake të kryeministrit finlandez, Antti Rinne. Ndryshe nga herët e tjera, dridhjet nuk ishin edhe aq të forta. Kjo është hera e tretë që kancelarja Merkel përjeton këto shqetësime shëndetësore.


Në mes të qershorit Merkel përjetoi këtë shqetësim gjatë pritjes së presidentit ukrainas Volodimir Zelensky dhe disa ditë më pas, pas emërimit të ministres së re të Drejtësisë, Christine Lambrecht nga ana e presidentit Frank-Ëalter Steinmeier në pallatin ”Bellevue” në Berlin.