Princesha Anne është plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spital, ku po trajtohet për tronditje dhe lëndime të lehta në kokë.

Motra 73-vjeçare e Mbretit Charles, një kalorëse olimpike, ishte duke ecur në pronën e saj në Gatcombe Park në Gloucestershire kur u lëndua.

Mësohet se ajo ishte duke bërë një shëtitje në mbrëmje me kuaj kur u lëndua me plagë të lehta në kokë.

Shkaku i dëmtimit të saj në kokë është ende i pakonfirmuar.

Bashkëshorti i Anne, zëvendësadmirali Sir Tim Laurence dhe fëmijët e saj, Zara Tindall e Peter Phillips, ishin të gjithë në pronë në kohën kur ajo u plagos.

Shërbimet e urgjencës mbërritën në vendngjarje dhe princeshës iu dha trajtimi përpara se të dërgohej në Spitalin Southmead në Bristol për analiza, trajtim dhe vëzhgim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: