Në një kohë të zymtë kur njerëzimit i lipset humanizmi dhe solidariteti, Drejtuesi i Fondacionit “Fundjave Ndryshe” është vlerësuar me titullin Qytetar Nderi i Malësisë së Gjakovës.

Kryebashkiaku Rexh Byberi tha se Arber Hajdari është bërë simbol dhe model jo vetëm në Tropojë, por në të gjitha trojet tona për ndihmën dhe mesazhet e shpresës që përcjell.

Arber Hajdari shprehu mirënjohje për titullin që ju akordua, ndërsa tha se do te jetë gjithmonë mbrapa atyre që e kanë humbur shpresën, për t’ju treguar se e pamundura bëhet e mundur.

Drejtuesi i Fondacionit “Fundjave Ndryshe” theksoi se më shumë se çdo ndihme materiale, ajo që ka rëndësi është ndërtimi i frymës së solidaritetit në shoqëri.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb