TROPOJE – Azem Hajdari do të nderohet me një shtatore në qytetin e Tropojës. Bashkia e këtij qyteti ka njoftuar se me datë 27 tetor 2017, do të përurohet shatorja e dëshmorit të kombit dhe heroit të demokracisë, Azem Hajdari.

“Janë të ftuar deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, deputetë ndër vite, studentë të Dhjetorit ’90, si dhe miq,  dashamirë e simpatizantë dhe të gjithë ata që e kanë njohur, dhe të gjithë ata që kanë dëshirë të marrin pjesë për të nderuar emrin, kujtimin e veprimtarinë e Heroit të Demokracisë e Lirisë, Azem Hajdarit,” shkruhet në njoftim.

Nderojnë me pjesmarrjen e tyre ish Presidenti e ish Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha; kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha; ish Presidenti i  Shqipërisë, Bujar Nishani; përfaqësues nga Qeveria e Kosovës dhe nga institucione të ndryshme të rëndësishme në Maqedoni, Malin e Zi, Lugina e Preshevës, Diaspora; nga Trupi Diplomatik i  Huaj i akredituar në Shqipëri.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: