TROPOJË- Asgjësohen 1.250 rrënjë bimë kanabis Sattiva në Tropojë. Burime nga policia lokale pohuan se droga ishte mbjell në 4 parcela, në vendin e quajtur “Prroi i fshatin Palç”.

Bimët u asgjësuan me anë të djegies, ku një pjesë e tyre u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Sakaq, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Ndërkohë, në kuadër të një operacioni antikanabis në Kolonjë që u zhvillua më 23 gusht, ku u gjetën 17550 bimë narkotike, sot ranë në pranga dy kultivues droge.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb