TROPOJE- Vijon aksioni antikanabis në rrethin e Tropojës. Ditën e sotme, në fshatin Lekbibaj janë asgjësuar nga policia 715 rrënjë kanabis sativa. Lënda narkotike ishte mbjellë në 4 parcela. Tashmë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të këtyre bimëve narkotike.
(ma.ar/BalkanWeb)