TROPOJË- Policia e Tropojës ka goditur një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike duke asgjësuar 112 rrënjë.

Asgjësohen rreth 112 rrënjë bimë narkotike të kultivuar në 1 parcelë.

Efektivat e komisariatit të Policisë Tropojë, nga informacionet e marra në rrugë operative, kanë ushtuar një kontroll të imtësishëm në fshatin Padesh, Tropojë e vjetër.

dhe kanë gjetur e më pas asgjësuar rreth 112 rrënjë bimë narkotike të kultivuar në një parcelë,  të hapur rishtas në një zonë të pyllëzuar ahu. Policia po vazhdon punën në bashkëpunim me Prokurorinë, për vënien përpara drejtësisë të personit përgjegjës për kultivimin e kanabisit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: