TROPOJË- Banorët e Tropojës kanë protestuar sot para zyrave të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ndërsa kanë deklaruar se nuk mundësi të paguajnë dritat. Ata kanë akuzuar policinë se po u bën presion nëpër banesat e tyre.


“Nuk kemi mundësi të paguajmë dritat. Na janë ndërprerë pensionet prej 9 muajsh. Nuk kemi të ardhura për të paguar faturat, na kanë larguar nga puna për arsye politike. Policia po na bën presion nëpër banesa. Ne nuk kemi bukë për të ngrënë dhe jo më për të paguar energjinë”, kanë thënë banorët.


(mi.k/BalkanWeb)