TROPOJË – Gjykata e Tropojës ka ndëshkuar me gjobë për vjedhjen e energjisë, ish-Drejtorin e OSHEE-s, Rustem Gjonin, një gjobë prej 300 mijë lekësh, ndërkohë që ka dënuar me burg, vartësin e tij, Muhamet Median, që e ka konstatuar vjedhjen e drejtorit dhe e ka toleruar.

Burimet nga Prokuroria e Tropojës sqaruan se “ndaj Rustem Gjonit (në foto), prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “garanci pasurore”, pasi ai akuzohet për vjedhje të energjisë elektrike si abonent familjar dhe për këta abonentë, masat janë më të buta.

Gjykata e Tropojës ka dënuar me burg edhe një punonjës të OSHEE-s, Tropojë, Hazir Ismailisufajn, i akuzuar për “shpërdorim detyre”, pasi nuk ka raportuar lidhjen e paligjshme që ka bërë një shtetas në biznesin e tij.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb