TROPOJË- Një 42-vjeçar, minator në minierën e Zogajt në Tropojë ka gjetur vdekjen pasditen e sotme. Sipas të dhënave të para viktima është 42-vjeçari Rasim Aliaj. Mësohet se ai ka qenë duke punuar kur një masiv gurësh ka rrëshqitur duke e zënë poshtë.

Pas tragjedisë forcat e policisë por edhe kolegë të tij kanë punuar për 3-4 orë për të nxjerrë trupin e pajetë. Ndërkaq policia po kryen të gjitha veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e saj.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: