TROPOJË- Një minator ka humbur jetën teksa punonte në një nga galeritë e minierës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në minierën e rrethit Zogaj në Tropojë. Sipas të dhënave, mësohet se në aksident ka humbur jetën Bashkim Sadikaj, 40 vjeç.

Burime zyrtare nga policia e Tropojës bënë me dije se viktima ka qenë duke punuar brenda minierës. Sakaq, deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia po ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: