TROPOJË-Dy nxënës janë dëmtuar pas shpërthimit të kapsollave me të cilat luanin në klasë. Ngjarja e rëndë është shënuar në një shkollë të mesme në Tropojë, gjatë orës së mësimit.
Mësohet se një nxënës ishte duke luajtur me kapsollën kur në cast ajo shpërtheu. Si pasojë u lënduan dy nxënës. Bëhet e ditur gjithashtu se në castin e shpërthimit të kapsollës në klasë ndodhej dhe mësuesi.
Si autor të ngjarjes policia ka arrestuar 16vjecarin G.I nga fshati Llugaj.

(d.b/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb