TROPOJE – Një punonjës i policisë së Tropojës ka plagosur me armë zjarri kushëririn e tij, pas një konflikti për motive të dobëta.

Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se polici Zef Pepkolaj ka plagosur me armë në këmbë kushëririn e tij, Sokol Pepkolaj 54 vjeç.

I plagosuri është transportuar menjëherë në spital, prej ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia po punon për të zbardhur ngjarjen.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: