Një person ka humbur jetën ditën e sotme në qytetin e Tropojës për shkak të shembjes së minierës së Lajthizës.

Mësohet se trupi i 40 vjeçarit Azgan Kurtbalaj, nga fshati Llugaj, ende nuk është nxjerrë.  Ambulanca u nis me urgjencë drejt vendngjarjes.

Ngjarja ndodhi në një minierë kromi në njësinë administrative të Bytyçit. Lajmi u konfirmua nga spitali rajonal i Bajram Currit. Sakaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.
 (e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: