Me vetëm tre ditë deri në ditën e zgjedhjeve, gara presidenciale midis Zëvendës Presidentes Kamala Harris dhe ish-Presidentit Donald Trump mbetet jashtëzakonisht e ngushtë. Megjithatë, orëve të fundit, parashikimet nxjerrin Trump me një avantazh të lehtë në garën për shtëpinë e Bardhë.
Gara në të vërtetë zhvillohet në shtatë shtetet, Miçigan, Pensilvani, Wisconsin, Nevada, Arizona, Xhorxhia dhe Karolina e Veriut. Së bashku, këto shtete mbajnë 93 vota të Kolegjit Zgjedhor, me Pensilvaninë që mban shumicën me 19. Ato mund të shpallin fituesin, duke qenë se kanë 270 votat e Kolegjit Elektoral të nevojshëm për të fituar.
Në përgjithësi, disa parashikime kanë ndryshuar për të treguar një garë edhe më të ngushtë. Ja çfarë tregojnë disa parashikime, të cilat si anketat e përgjithshme, përditësohen shpesh me informacione të reja, që nga pasditja e së shtunës.
538 Forecast: Parashikon fitoren e Trump me vetëm një jësi më shumë.
Nga 100 njësi matëse, parashikohet që Trump të marrë 50 njësi, ndërsa Harris 49.
The Economist: Parashikon fitoren e Harris. Kandidatja rikuperoi 4 pikë përqindjeje për shkak të një sondazhi të ri në Pensilvani.
Silver Bulletin Forecast: Parashikon fitoren e Trump.
Silver vendos probabilitetin e fitores së Trump në 51.1 përqind dhe Harris në 48.5 përqind. Megjithatë, modeli tregon se Harris parashikohet të sigurojë 270.9 vota të Kolegjit Zgjedhor ndaj 267.1 të Trump.
RealClearPolling: Trump: Parashikon fitoren e Trump.
Modeli parashikon që Trump të sigurojë Pensilvaninë, Karolinën e Veriut, Gjeorgjinë, Nevadën dhe Arizonën, ndërsa Harris merr Michiganin dhe Ëisconsin. RealClearPolling vendos Trump në 287 vota të Kolegjit Zgjedhor.
(BalkanWeb)