SHBA

Presidenti Donald Trump tha të enjten se askush nuk është i autorizuar të flasë me Iranin në emër të SHBA-së, dhe në të njëjtën kohë akuzoi homologun e tij francez Emmanuel Macron se dërgoi “sinjale të përziera” në Teheran për bisedime të mundshme.

“Unë e di se Emmanuel mendon mirë, si të gjithë të tjerët, por askush nuk mund të flasë në emër të Shteteve të Bashkuara”, shkruan Trump në Twitter.

Agjencia e lajmeve Reuters thotë se nuk është plotësisht e qartë se kujt po i referohet Trump, por kujton se sipas një raporti këtë javë, Macron ftoi presidentin e Iranit Hassan Rouhani në një samit të G7 këtë muaj për t’u takuar me Trump ndërkohë që një diplomat francez mohoidiçka të tillë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: