SHBA

Presidenti i SHBA, Donald Trump do të takohet me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong-un në fund të muajit shkurt gjatë samitit të dytë mes dy presidentëve, bën me dije Shtëpia e Bardhë.

‘’Presidenti pret me padurim të takohet me presidentin Kim në një vend që do të bëhet i ditur më vonë’’, njoftoi Sarah Sanders, zëdhënësja e ekzekutivit, pas një takimi 90 minuta në Zyrën Ovale mes Trump dhe krahut të djathtë të Kim Jong Un, Kim Yong Chol.

Donald Trump 72 vjeç dhe Kim Jong Un 30 vite më i ri në moshë u takuan për herë të parë në qershor 2018 në Singapor.

Takimi i parë në Sinagapor mes dy udhëheqësve u konsiderua si historik, ndërsa në takimin e muajit të ardhshëm nuk është përcaktuar ende vendi.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb