Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe kryesuesja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, shkëmbyen fyerje duke vënë në dyshim stabilitetin mendor të njëri tjetrit.

Ky shkëmbim i pazakontë i sulmeve personale shpërfaq përkeqësimin e raporteve midis Shtëpisë së Bardhë dhe ligjvënësve demokratë.

Ishte Pelosi ajo që fillimisht e akuzoi presidentin Trump për “shpërthim emocional”, pasi ai e lëshoi pas disa minutash një takim me udhëheqësit demokratë në Shtëpinë e Bardhë.

Ata shkuan në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar një një projektligj të infrastrukturës për të financuar ndërtimin e urave, autostradave dhe projekteve të tjera.

Por, presidenti Trump me të dalur nga takimi tha se nuk do të diskutonte mbi një legjislacion të tillë derisa demokratët e kongresit të ndalonin hetimet ndaj tij.

Kryesuesja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi kërkoi më pas që “familja dhe ndihmësit” e presidentit Trump të ndikojnë te ai për “të mirën e vendit”, duke e akuzuar atë për “mospërmbajtje emocionale”.

Presidenti Trump iu përgjigj duke thënë se zonja Pelosi është e “çmendur”.

Përplasja vjen në kohën kur Trump po ballafaqohet me pengesa ligjore për të mbajtur të dhënat financiare të tij larg duarve të hetuesve të Kongresit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: