Presidenti amerikan Donald Trump do të shpallë tarifat për industrinë e automjeteve në një konferencë për shtyp sonte, sipas zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë Caroline Levitt. Njoftimet do të bëhen në orën 16:00 me orën lokale (21:00 me orën tonë).

Të hënën, Trump tha se tarifat për makinat e importuara do të vendosen brenda javës, përpara tarifave hakmarrëse ndaj produkteve të tjera nga shumë partnerë tregtarë amerikanë, të cilat do të hyjnë në fuqi më 2 prill.

Shtëpia e Bardhë nuk dha asnjë sqarim për nivelin e tarifave për automjetet. Në shkurt, Trump tha se po konsideronte vendosjen e tarifave prej 25%.

Aksionet e prodhuesve të makinave amerikanë ranë sapo u njoftua se do të mbahej një konferencë për shtyp. Rreth orës 18:30 (me orën tonë) aksionet e Ford ranë me 1.55%, General Motors me 1.65%, Tesla me 6.63% dhe Stellantis me 2.01%.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb