Presidenti i SHBA Donald Trump të hënën tha se dukej sikur Irani ishte pas sulmeve mbi rafineritë e naftës në Arabinë Saudite në fundjavë që ngjalli frikën e një konflikti të ri në Lindjen e Mesme, por shtoi se ai nuk dëshiron luftë me askënd.

Irani ka hedhur poshtë akuzat e SHBA-së për sulmet që dëmtuan fabrikën më të madhe të përpunimit të naftës në Arabinë Saudite. Disa zyrtarë të kabinetit amerikan, përfshirë sekretarin e shtetit Mike Pompeo dhe sekretarin amerikan të energjisë Rick Perry, kanë fajësuar Teheranin.

Presidenti iranian Hassan Rouhani duke thënë se sulmet u kryen nga “populli jemenas” duke u hakmarrë për sulmet nga një koalicion ushtarak i udhëhequr nga Sauditë në një luftë me lëvizjen Houthi të Jemenit.

I pyetur nga një reporter në Shtëpinë e Bardhë nëse Irani ishte prapa sulmeve, Trump tha: ” Sapo ta zbulojmë përfundimisht, do t’ju bëjmë të ditur, por kështu duket “.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb