Donald Trump kishte vetëm fjalë të mira për të thënë për Turqinë dhe presidentin e saj gjatë takimit të tij të hënën në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

“Unë kam një marrëdhënie shumë, shumë të mirë me Turqinë dhe liderin e saj”, tha presidenti amerikan, duke uruar Turqinë.

Për presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, Trump zbuloi se e lavdëroi për veprimet e tij në Siri, raportojnë mediat.

“I thashë se si bëri atë që askush nuk kishte bërë në 2000 vjet, ai mori kontrollin e Sirisë. Ai është vërtet i ashpër dhe shumë i zgjuar”, tha Trump për presidentin turk, ndërsa theksoi se ka një marrëdhënie shumë të mirë me Erdogan.

“Më pëlqen, ai më pëlqen mua dhe kjo i çmend mediat”, tha Trump.

Lidhur me marrëdhëniet midis Turqisë dhe Izraelit, në sfondin e Sirisë dhe shqetësimit të Izraelit për ndikimin turk në vend, Trump kishte një mesazh tjetër për të dërguar:

“Nëse Izraeli ka një problem me Turqinë, mendoj se mund ta zgjidh”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb