Kandidati për president të SHBA-së, Donald Trump, ka takuar në kuadër të fushatës anëtarë të popullsisë hispanike në Florida.
Megjithatë, atje ai vazhdoi me të pavërtetën se emigrantët në Ohio hanë kafshët shtëpiake, raporton yahoonews.
Me gjithë respektin e duhur, a besoni vërtet se këta njerëz hanë kafshë shtëpiake, ishte pyetja e një anëtari të popullsisë hispanike.
“Kështu raportuan mediat, unë thjesht po them atë që raportuan mediat. Këto janë të gjitha raportime. Unë do të shkoj atje dhe do të shoh se çfarë do të ndodhë dhe më pas do t’ju njoftoj. Por, ishte në gazeta dhe u raportua gjerësisht”, u përgjigj 78-vjeçari.
Theksojmë se ish-presidenti amerikan disa herë kishte thënë se emigrantët haitianë po ushqehen me mace dhe qenë.
Ndryshe, zgjedhjet presidenciale amerikane pritet të mbahen më 5 nëntor.