Presidenti amerikan, Donald Trump diskutoi të hënën në linjë telefonike me Shinzo Abe për testet e raketave të kryera nga Koreja e Veriut, kryeministri japonez saktësoi se Uashingtoni dhe Tokio synojnë të koordinojnë përpjekjet dypalëshe për të arritur denuklearizimin e Phenianit.

Trump bëri të ditur gjithashtu se trajtoi edhe çështjen e marrëdhënieve tregtare me liderin japonez, me anë të një postimi në Twitter se kishte zhvilluar një bisedë shumë të mirë, transmeton atsh.Regjimi koreano-verior ka kryer të shtunën teste me raketa dhe armë taktike të telekomanduara, duke rritur shqetësimet për një përshkallëzim të provokimeve, ndërsa negociatat për çështjen bërthamore janë ndërprerë.

Abe tha për median pas bisedës telefonike me miliarderin republikan se vendet e tyre po kërkojnë arritjen e denuklearizit të plotë të gadishullit korean në sajë të një bashkëpunimi të plotë dypalësh.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb